Flash

Kombinim ndeshjesh në Angli e Spanjë e bastet në Brazil: në çështjen Paquetà përfshihet edhe një lojtar tjetër

Lapsi.al 21 August 2023
Kombinim ndeshjesh në Angli e Spanjë e bastet në Brazil: në
Lucas Paquetà duhej të kalonte nga West Ham te kampioni i gjithçkaje, Manchester City për më shumë se 80 milionë euro. Por negociatat, në fazën e finalizimit, u bllokuan menjëherë nga Citizens. Shkaku ishte shpërthimi i çështjes së pretenduar të lidhur me baste të vendosura në Brazil nga njerëz shumë të afërt me lojtarin dhe për të cilat Federata e Angleze e Futbollit po heton. Rasti tani po zgjerohet dhe përfshin gjithashtu një tjetër futbollist brazilian. Bëhet fjalë për Luiz Henrique, i cili luan në Spanjë me Betis Seville. Por çfarë parregullsie kanë kryer ata të dy?

PAQUETÀ-LUIZ HENRIQUE E FLUKSI I PAZAKONTË I BASTEVE

Hetimi u hap nga FA pasi hetuesit zbuluan një fluks të pazakontë dhe të madh bastesh të lidhura me dy ndeshje të luajtura në të njëjtën ditë, njëra në ligën angleze dhe tjetra në atë spanjolle. Shumë përfshinin një karton të dyfishtë të verdhë: në ndeshjen West Ham-Aston Villa të Paquetá; në ndeshjen mes Betis dhe Villarreal atë të Luiz Henrique. Kartona që erdhën me përpikëri dhe në mënyrë jokonvencionale. Mesfushori i West Ham u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të kotë dhe të çrregullt në mesfushë. Ndërsa mbrojtësi i Betis mori karton të verdhë rreth minutës së 90' për shkak të protestës ndaj arbitrit. Fakti që i bëri hetuesit dyshues është se bastet për të ashtuquajturin kombinim kartonash erdhën nga Duque de Caxias. Ai është një qytet afër Rio de Zhaneiros, një zonë nga e kanë origjinën të dy lojtarët. Në ditën e ndeshjeve u krijuan një numër i madh llogarish, ku përdoruesit ngarkonin shumën maksimale të lejuar në llogaritë e reja, duke e përdorur menjëherë për baste. Në ditët në vijim Lucas Paquetà do të merret në pyetje nga prokurori federal. I njëjti fat, ndoshta, për bashkatdhetarin e tij Luiz Henrique.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI