Flash

Ndahet nga jeta aktori Chris Peluso

Lapsi.al 21 August 2023
Ndahet nga jeta aktori Chris Peluso

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare aktori i Broadway-t, Chris Peluso.

Aktori - më i njohur për rolet e tij në "Mamma Mia" dhe "Wicked" -u nda nga jeta papritur më 15 gusht. Lajmi i hidhur u konfirmua nga familja e tij për Playbill, por ende nuk është zbuluar shkaku i vdeekjes. Peluso ka lënë pas gruan e tij Jessica Gomes dhe dy fëmijët e tyre, Aria Li dhe Caio Lian. “Njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit/alumit tonë të dashur të familjes, të dashur, karizmatik dhe të talentuar hyjnisht Chris Peluso”, shkroi në Instagram Linda Goodrich, kryetarja e përkohshme e programit të teatrit muzikor të shkollës. “Zemrat tona janë me familjen e tij.”

Peluso kishte shumë tituj të aktrimit në skenë për emrin e tij, duke përfshirë prodhimet në Broadway të "Assassins", "Lestat", "The Glorious Ones" dhe "Beautiful: The Carole King Musical". Megjithatë, rolet e tij më të mëdha ishin si Sky në "Mamma Mia!" dhe Fiyero në “Wicked". Peluso gjithashtu u shfaq në shfaqje si "Funny Girl", "Show Boat", "Miss Saigon" dhe "Woman in White".

Vdeekja e interpretuesit erdhi disa muaj pasi u njoftua se ai vuante nga çrregullimi skizoafektiv. Sipas Klinikës Mayo, sëmundja kategorizohet si një "çrregullim i shëndetit mendor që përkufizohet si një kombinim i simptomave të skizofrenisë, të tilla si halucinacione ose deluzione, dhe simptoma të çrregullimit të humorit, si depresioni ose mania"./Lapsi.al

Të këshilluara

Drake reagon pas incidentit në skenë

Drake doli në skenë të mërkurën mbrëma në Qendrën Chase në San Francisko për turneun e tij It's All A Blur dhe tregoi reflekset e tij të shpejta kur dikush nga ...

17:25

Natalie Portman ribashkohet me balerinin

Natalie Portman thuhet se është ribashkuar me bashkëshortin e saj, Benjamin Millepied ndërsa thashethemet për ndarjen dhe tradhëtinë vazhdojnë të qarkullojnë çi...

17:17

Taylor Swift, e frikësuar nga fansat e saj

Qindra Swifties frikësuan Taylor Swift të premten në mbrëmje teksa ajo po dilte nga një restorant në Long Beach Island në New Jersey. Artistja supozohet se d...

15:57

Margaret Qualley martohet me Jack Antonoff

Jack Antonoff  dhe aktorja Margaret Qualley i kanë dhënë fund beqarisë gjatë fundjavës. Dyshja u martuan në një ceremoni intime në Garage Parker në Long Beac...

15:22

Alban Ramosaj jep dorëheqjen nga muzika

Alban Ramosaj ka ndarë një lajm sot me të gjithë ndjekësit e tij, ku njoftoi se do të largohej nga muzika. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instag...

15:02

Ndahet nga jeta aktori Ron Cephas Jones

Aktori Ron Cephas Jones ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për People. “Gjatë gjithë karrierës së tij, ngrohtësi...

14:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI