Flash

"Nuk më pëlqeu fare", Rudi Garcia e ajo fraza konfliktuale ndaj Osimhen

Lapsi.al 21 August 2023
"Nuk më pëlqeu fare", Rudi Garcia e ajo fraza konfliktuale

Frosinone u dorëzua 1-3 përballë Napolit, që debutuan qetësisht si kampionë të Italisë, pavarësisht disavantazhit fillestar. Skuadra e teknikut Rudi Garcia rikuperoi pa probleme duke rrëmbyer tre pikët e para të sezonit. Tërheqës i skuadrës, edhe njëherë, i zakonshmi Osimhen, autor i një dygolëshi. Por jo gjithçka që shkëlqen është flori dhe Garcia gjeti disa neglizhenca dhe detaje që nuk i pëlqyen. Mes tyre edhe një sjellje e sulmuesit nigerian.

GARCIA KRITIKON OSIMHEN

Dy gola dhe një paraqitje prej lideri nuk i mjaftuan Osimhen për të marrë lëvdata nga trajneri i ri Garcia. Trajneri francez nuk dëshiron t'i lërë asgjë rastësisë dhe pas ndeshjes me Frosinone bëri të ditur se nuk e vlerësoi qëndrimin e Osimhen në pjesën e parë: “Në fazën sulmuese, nuk ka asgjë për të thënë. Ai shënoi dy gola dhe ishte tërheqësi i skuadrës. Nuk më pëlqeu fare në fazën mbrojtëse dhe ia bëra të qartë këtë në pushim".

Lexo më tej: Në Napoli mbërrin menaxheri, Osimhen rinovon: AdL i thotë jo 130 milionë eurove të Al Hilal

MË TEPËR PRESING

Trajneri francez ka dashur më shumë pjesëmarrje nga nigeriani në fazën mbrojtëse, pavarësisht avantazhit të fituar që në pjesën e parë: "Në të kaluarën ai ushtronte presion më shumë dhe mbronte më mirë. E korrigjuam këtë dhe në pjesën e dytë luajtëm me më shumë cilësi". Siç duket, për Rudi Garcia nuk mjaftojnë vetëm golat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI