Flash

Tiranë-Athinë/ Begaj si boomerang i Ramës për kufirin detar

Lapsi.al 21 August 2023
Tiranë-Athinë/ Begaj si boomerang i Ramës për kufirin detar

Sjellja e presidentit Bajram Begaj si një ushtar i bindur i Edi Ramës, pasi kreu i shtetit rrefuzoi të marrë pjesë në një takim të vendeve të Ballkanit në Athinë, ku duhej të ishte i ftuar kryeministri, ka dhe një kundërefekt të pa parashikuar. Ajo lidhet me rolin që ka presidenti Begaj për çështjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

Lexo më tej:

Andi Bushati:“Dhurata” greke, për një president klloun

Për sa kohë që atë post e mbante një armik i Edi Ramës, si Ilir Meta, kryeministri justifikohej se ishte ai që nuk autorizonte, sipas kushtetutës, fillimin e negociatave me Athinën. Kjo që ajo që linte të kuptohej publikisht por dhe mesazhi i fshehtë që i kishte çuar qeverisë greke. Madje këtë gjë e pati pohuar me gojën e tij edhe vetë ish shefi i diplomacisë greke Dendias. Ish ministri i jashtëm Nikos Dendias, i tha në një intervistë në maj 2022 radio Sky, në Athinë, se: “Ai (Rama shënimi i Lapsi.al) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, pohoi Dendias, pasi kishte realizuar një vizitë në Tiranë.

Intervista e Dendias/ Sekretet që Rama i ka besuar ministrit grek

Ndodhi fiks ashtu siç kishte parashikuar kryediplomati helen. Në presidencë shkoi një yes-man i Ramës që është tërhequr krejtësisht nga roli që i jep kushtetuta kreut të shtetit për politikën e jashtme. Por ama bashkë me këtë lëvizje që ka bërë që shteti të shtrihet i tëri në këmbët e tij, autokrati shqiptar i ka hequr vetes një alibi. Ai nuk i thotë dot më Athinës: nuk më jep autorizimin presidenti të shkojmë në gjykatën e Hagës për detin. Tani kushdo, përfshi dhe në Greqi e kuptoi se Begaj nuk ka këllqe të kundërshtojë Ramën.

Rënia e kësaj alibie ka rëndësi sepse kryeministri ka përdorur një gjuhë të dyfishtë me qeverinë greke. Nga njëra anë ai e fërkonte Mitsotakisin duke mbështetur shtrirjen e Greqisë me 12 milije në ujrat teritoriale. Në verën e vitit 2020 Athina, pa marrëveshje, vendosi të zgjerohet në detin e përbashkët nga 6 në 12 milje.

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Por në këtë kohë Rama nxitoi menjëhetrë të thoshte se Athina është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Kjo deklaratë u rimor edhe nga kryeministri grek Micotaqis, i cili tha me pompozitet para parlamentit të vendit të vet se: “Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës”.

Pikërisht kjo ngriti valën e akuzave nga opozitarët për tradhëti, gjë që e detyroi ish kryeministrin Berisha t'i vinte ramës epitetin "Zeografi Bis".  "Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin bën tradhëti kombëtare”, tha atëherë Berisha.

Idenë se Rama nuk ka pse njeh të drejtën e Greqisë për të bërë veprime të njëanshme, kur loja ka filluar dhe kur të dy palët po bëjnë përgatitje për të shkuar në Hagë, e kundërshtuan edhe ekspertë të pavarur dhe jo politikë.

Komenti ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Prej kësaj periudhe, i trembur se do i ndodhte njësoj si Berishës, që u akuzua pas paktit me Karamanlisin se i fali det Greqisë, Rama i thoshte fjalë të mira atyre, por e shtynte procesin për kalendat greke. Njëri prej justifikimeve të tij ishte se nuk i jepte autorizimin për ngritjen e grupit negociator, Ilir Meta.

Pra kryeministri luante me dy porta, para grekëve thoshte se qe gati për kompromis ndërsa para shqiptarëve betohej në emër të patriotizmit të katragjyshit të vet (shiko linkun poshtë). 

Marrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Ama tani, kur Bajram Begaj refuzoi ftesën e Mitsotakis, duke i qëndruar besnik Ramës dhe duke mos pranuar shkuarjen në takimin e vendeve të Ballkanit në Athinë, në vend të tij, një gjë është e qartë. Rama nuk e përdor dot më alibinë "s'më lë presidenti", për të zvarritur ngritjen e grupit negociator dhe çuarjen e dosjes në Hagë.

Atij i ka rënë alibia kryesore....Vetëm nëse si alibi tjeter ka vendosur të bëjë kazusin e Belerit. Pra që kryetari i zgjedhur i Himarës të mos jetë burgosur për pronat e jugut po për ti degraduar marëdhëniet Tiranë- Athinë deri në pikën që çështje e detit të shtyhet edhe më.

©Lapsi.al  

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI