Flash

Video/ "Eja ti në vendin tim!", zbulohet debati mes teknikut Guardiola e një tifozi gjatë ndeshjes

Lapsi.al 21 August 2023
Video/ "Eja ti në vendin tim!", zbulohet debati mes teknikut
Ishte një e shtunë me emocione të përziera për teknikun e Manchester City Pep Guardiola. Trajneri spanjoll mori fitoren e tij të dytë në dy ndeshje në Premier League, duke mposhtur Newcastle. Por pikërisht gjatë asaj ndeshje aspak të thjeshtë për Citizens Guardiola pati edhe një debat me një tifoz të Manchester City. Manchester City – Newcastle përfaqësonte ndeshjen e madhe të Premier League. Citizens kaluan 1-0 ndaj Magpies falë golit të nënshkruar nga Julian Alvarez në minutën e 31' të pjesës së parë. Episodi më kurioz megjithatë u zhvillua në pjesën e dytë. Guardiola u përball me një tifoz 'ekspert', që i kërkonte të bënte zëvendësime. Vetë trajneri ka rrëfyer episodin gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes: "Tifozi më kërkoi të bëja disa zëvendësime. Të nxirrja disa lojtarë dhe të fusja të tjerë në fushë. Kështu që unë e pyeta se cilët duhet të ndërroja, duke i thënë të vinte në pankinë dhe të merrte vendin tim”. Më pas, trajneri spanjoll u rikthye të fokusohej te ndeshja, duke treguar mënyrën e tij të menaxhimit të ekipit: "Trajneri ka mundësinë të bëjë ndryshime në ndeshje. Por ai dhe vetëm ai vendos nëse ato janë të nevojshme". Lexo më tej: Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle: shpëtimtari është Alvarez

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI