Flash

Odegaard e shumë vuajtje ndaj Palace: Arsenal fiton e arrin City e Brighton në krye

Lapsi.al 21 August 2023
Odegaard e shumë vuajtje ndaj Palace: Arsenal fiton e arrin City e Brighton

Vuan por fiton Arsenal, që bën dy në dy në Premier League, duke mundur 1-0 Crystal Palace në një sfidë të vështirë. Pasi ndërtuan shumë raste me Nketiah, Gunners kaluan në avantazh në minutën e 54' me një penallti të shndërruar në gol nga Odegaard. Dukej si preludi i një finaleje të lehtë, por Tomiyasu u përjashtua për dy të verdha dhe Eagles rifituan guximin. Arsenal arriti të mbronte epërsinë, duke barazuar Brighton dhe Man City në kuotën e gjashtë pikëve.

Arsenal e pati shumë më të vështirë se pritej, por mori fitoren e dytë radhazi në Premier League. Crystal Palace u dorëzua 1-0 falë penalltisë së Odegaard në minutën e 54'. Gunners dominuan në fillim, duke ndërtuar lojën e tyre në krahun e majtë me një Bukayo Saka shumë të frymëzuar. Shanset e para erdhën pas gjysmës së pjesës së parë, me Nketiah të ekzaltuar. Fillimisht ai e detyroi Johnstone të bënte një pritje shpëtimtare. E më pas, pas rreth gjysmë ore, ai e kaloi portierin me një prekje të butë, por goditi traversën. Në minutën e 42', pati një tjetër rast për Gunners me Odegaard, por portieri devijoi mbi traversës dhe mbrojti 0-0 e skuadrës së Roy Hodgson në pushim.

Lexo më tej: Video/ Tottenham bëhet i frikshëm, në Londër United rrëzohet 2-0: Liverpool përmbysje me 10 lojtarë

ME 10 LOJTARË

Skenari nuk ndryshoi në pjesën e dytë, me shpërthimet e improvizuara të Jordan Ayeë që kundërshtonin dominimin territorial të Arsenal. Goli i merituar, për të besuarit e Arteta, erdhi në minutën e 54' me penallti. Nketiah u pengua nga Johnstone dhe Odegaard e transformoi me shumë gjakftohtësi. Ndeshja u duk e siguruar për Gunners, të cilët, megjithatë, mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 67'. Kartoni i dytë i verdhë (në tetë minuta) për Tomiyasu, detyroi teknikun Arteta të mbrohej me Jorginho për Nketiah. Arsenal kaloi në panik në inferioritet numerik. I gjithë Crystal Palace u derdh në gjysmën kundërshtare të fushës dhe sulmoi rivalët e tyre. Pas disa minutash hutimi, Gunners u mbyllën me një mbrojtje prej pesë lojtarësh, duke mbrojtur rezultatin. Fituan me meritë 1-0 djemtë e Arteta, të cilët arrijnë në krye të Premier League Brighton dhe Manchester City me pikë të plota.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI