Flash

Gjermania në ankth për Beckenbauer, Matthaus: "Ka probleme serioze të shëndetit"

Lapsi.al 22 August 2023
Gjermania në ankth për Beckenbauer, Matthaus: "Ka probleme

Gjermania është në ankth për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares gjermane prej vitesh nuk është mirë. E tashmë ish-lojtari i tij Lothar Matthaus ka treguar se Kaizeri po bëhet gjithnjë e më keq. “I urojmë të kthehet sërish Beckenbauer i vjetër, plot energji – tha ish-mesfushori i Inter për transmetuesin gjerman Rtl –. I urojmë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë. Ai vetë ka thënë gjithmonë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin ai nuk e ka. Nuk është shumë mirë. Le të shpresojmë se rrugëtimi të mund të shkojë në drejtim të kundërt".

Lexo më tej: Trondit Beckenbauer: "Mendoj shpesh për vdekjen e lutem, koha është e limituar"

Beckenbauer, 78 vjeç më 11 shtator, prej vitesh nuk është mirë. Në 2016 dhe 2017 ai ka bërë dy operacione në zemër. Në vitin 2019 ai pësoi një infarkt okular. Këmbana e fundit e alarmit erdhi disa javë më parë kur ai nuk mori pjesë në një takim ku ishte e gjithë pjesa tjetër e ekspeditës triumfuese të Italisë 1990. “Shumë e lodhshme për të” u justifikua bashkëshortja e tij.

E tani fjalët e fundit të Mattheus po shqetësojnë sërish një komb të tërë, që po lutet për Kaizerin e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI