Flash

Pimenta replikon me babain e Samardzic: "Festuam me të dhe të shoqen, në një hotel në Milano"

Lapsi.al 22 August 2023
Pimenta replikon me babain e Samardzic: "Festuam me të dhe të

Përgjigja e Rafaela Pimenta erdhi menjëherë pas fjalëve të Mladen Samardzic. Babai i Lazar pohoi se e kishte parë menaxheren vetëm një herë në jetë. Ai e akuzoi atë se kishte penguar negociatat për kalimin e të birit nga Udinese te Inter: "Më vjen keq që babai i Samardzic i justifikoi vendimet e tij me këto argumente. Por faktet flasin për mua - tha Pimenta -. Nga takimi me të dhe gruan e tij së bashku me Kolarov në zyrën time në Montecarlo, deri te telefonatat e shumta të bëra së bashku me klube të ndryshme, te kërkesa e tij drejtuar Udinese për të folur drejtpërdrejt me mua...”.

Pimenta, njeriu që trashëgoi klientelën e menaxherit të pushtetshëm Mino Raiola pas ndarjes nga jeta, vazhdoi me detaje: "Takimi ynë i bërë në selinë e Inter, aprovimet e dhënë Interit, dollitë me të dhe gruan e tij në një hotel në Milano. Pastaj, video-telefonata me djalin e tij për të organizuar vizitat mjekësore, ardhja e anëtarëve të tjerë të familjes dhe kameramani për xhirimet video. Pas gjithë kësaj, babai bëri kërkesa që nuk i ndaja në thelb dhe formë. E në atë moment vendosa të tërhiqem”.

Lexo më tej: Babai i Samardzic akuzon Inter për dështimin e transferimit: "Donin të bënin biznes vetëm me Pimenta"

Me pak fjalë, Pimenta mohon kategorikisht rikonstruksionin e bërë nga babai i Samardzic. Ajo konfirmon se ka pasur harmoni të plotë me familjen për transferimin e talentit të ri bardhezi në Milano. Të paktën deri në një pikë të caktuar...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI