Flash

Video/ "Nesër prit flokët": Kenan Yildiz zbaton urdhërin, te berberi pas paralajmërimit të Allegri

Lapsi.al 22 August 2023
Video/ "Nesër prit flokët": Kenan Yildiz zbaton
“Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë: le t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”. Këto ishin fjalët e Massimiliano Allegri, kur u pyet për Kenan Yildiz në konferencën për shtyp pas Udinese-Juventus. 18-vjeçari turk, i cili bëri debutimin e tij në Serie A pikërisht në Dacia Arena duke mahnitur tifozët e Juventusit për veprime në mesfushë, mori kritikat e teknikut. Yildiz megjithatë nuk priti tia thonë dy herë: ai shkoi te parukieri për të shkurtuar flokët. E Instagrami i Juventus e dëshmoi gjithçka me një video.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Juventus (@juventus)

Duke folur në konferencën për shtyp pas Udinese Juve, Massimiliano Allegri nuk hezitoi të shigjetonte Kenan Yildiz, talentin e Juventus Next Gen që debutoi në ekipin e parë. «Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë, pastaj Ëeah e dimë që ka cilësi. Doja të aktivizoja Kostic, por pastaj Chiesa dhe Cambiaso kërkuan zëvendësim dhe ndryshuan planet për zëvendësime”. Lexo më tej: Video/ Te Juventus mbërrin një pako për të riun Cambiaso, ai nuk e beson dot: "Është ai vërtetë?"

PRECEDENTI SOULE

Talenti i ri i Juventusit përfundimisht nuk i ka injoruar fjalët e trajnerit të tij. Yildiz, përmes profilit të tij në Instagram, ka publikuar një foto në story menjëherë pas prerjes së flokëve sot. Ndër të tjera, berberi tek i cili u mbështet turku për stilin e tij të ri është vëllai i futbollistes së Juventusit, Martina Rosucci. Episodi simpatik kujton edhe atë që ndodhi me Soulé. Argjentinasi i preu flokët një ditë pas komentit të Di Marias: "Babai tënd Allegri nuk do t'i pëlqejë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI