Flash

Video/ Parkoi gabim e u gjobit, Pep Guardiola i lan hakun policit: "Dëshiron foto? Duhet të paguash!"

Lapsi.al 22 August 2023
Video/ Parkoi gabim e u gjobit, Pep Guardiola i lan hakun policit:
Pep Guardiola u gjobit nga një oficer policie për shkak të një parkimi në një zonë të ndaluar. Episodi është bërë më interesant kur polici e njohu dhe i kërkoi një foto. Atë që ai nuk kishte menduar kurrë, ishte përgjigja ironike e Pep: "Dëshiron një foto? Duhet të paguash për foton!". Sigurisht që përgjigja e teknikut spanjoll të Manchester City ka krijuar një ilaritet te vetë polici dhe personat që ishin aty pranë. Nuk është hera e parë, siç raporton Marca, që Pep tregon një sens të madh humori. Gjatë ndeshjes kundër Newcastle, të cilën e fitoi 1-0, një tifoz i tha me këmbëngulje se çfarë zëvendësimi të bënte. Pep Guardiola e ftoi të ulet në pankinë në vend të tij dhe të drejtonte ekipin. Lexo më tej: Video/ "Eja ti në vendin tim!" zbulohet debati mes teknikut Guardiola e një tifozi gjatë ndeshjes

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI