Flash

Aksidenti te diga e liqenit, 26-vjeçari jep dëshmi kontradiktore

Lapsi.al 23 August 2023
Aksidenti te diga e liqenit, 26-vjeçari jep dëshmi kontradiktore

Shoferi i ‘BMW X6', që përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerëve të policisë gjyqësore. Fillimisht ai ka thënë që nuk ka qenë drejtues i mjetit, më pas e ka pranuar. Allushi ka delaruar se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik në makinë.

Burime policore thonë 26-vjeçari nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa janë marrë kampionë gjaku po bëhen analiza për të mësuar nëse ka përdorur lëndë narkotike.

Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa tjetri po kërkohet për t'u marrë në pyetje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI