Flash

Berisha: Ilir Beqaj, përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Lapsi.al 23 August 2023
Berisha: Ilir Beqaj, përgjegjës për vdekjen e mijëra

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “ky sistem i drejtësisë politike është plot Xhevahirë”, duke iu referuar lirimeve nga drejtësia. Ai tha se amnistuan ish-ministrin Ilir Beqaj edhe pse është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

“Po drejtësia si është? Më kriminale se krimi. 

Lexuat ju për Xhevahirin, i cili shkonte dhe lironte Behar Bajrin, pasi kishte vrarë të fejuarën 15-vjeçare. 

Ky sistem i drejtësisë politike është plot Xhevahirë. 

A nuk është Xhevahir ai që amniston Ilir Beqajn? Ilir Beqaj, që ka firmën e tij në të gjitha aktet vendimtare të sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve. 

Ilir Beqaj, duke rritur 80 herë çmimin e procesit të sterilizimit, edhe pasi ka përvetësuar- se ndërmarrja është e Ilir Beqës, nuk ka dyshim- sterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro, katin e spitalit, pasi ka firmosur për të marrë ujin dhe energjinë falas për ndërmarrjen e tij, çoi kostot dhe i bëri të papërballueshme dhe u urdhërua të shkurtoheshin 1 mijë operacione në muaj. 

Kush nuk u operua? Ai që pati para, shkoi te privati. Po ai që nuk pati mundësi? Shumë prej tyre shkuan në atë botë”, tha Berisha.

Ai theksoi se “ky prokuror, këta prokurorë të supozuar për elitë, de facto elitë krimi, nuk heton, nuk ngre padi ndaj këtij personi, nuk ngrenë padi ndaj McGonigal. Çfarë do thonë këta prokurorë, kur McGonigal pas dy javësh të pranojë fajin edhe për Shqipërinë?”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI