Flash

(FOTO) Zbulohet ku ishte Putin kur u rrëzua avioni i Prigozhin

Lapsi.al 23 August 2023
(FOTO) Zbulohet ku ishte Putin kur u rrëzua avioni i Prigozhin
Ndërkohë që qarkullojnë raporte se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident ajror, ku u rrëzua avioni ku ai po udhëtonte bashkë me 9 persona të tjerë, presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se aktualisht është në një koncert. Lexo më tej: Del VIDEO e rrëzimit të avionit të Prigozhin/ Wagner: U qëllua nga Moska  Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin është i pranishëm në këtë koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut. Disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas përplasjes që ka vrarë 10 persona, por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet. Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Lexo më tej: Putin nuk fal, misteri i aksidentit ajror që eleminoi kreun e Wagner 

Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës. Prigozhin, i cili besohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, ndau adresën e tij të parë përmes një videoje që nga rebelimi i tij në qershor, vetëm dy ditë më parë. Dikur një i besuar i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë, Valery Gerasimov, në fjalimet publike për trajtimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI