Flash

Komenti i Ledrit në foton e Dafinës ndez rrjetin

Lapsi.al 23 August 2023
Komenti i Ledrit në foton e Dafinës ndez rrjetin

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë kudo në mediat sociale këto ditët e fundit. Dhe shkak është bërë një varg i njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme. Disa shpreheshin se ishte një kopjim, të tjerë e shihnin si një ngacmim nga Dafina për publikun lidhur me romancën që ka pasur dikur me Ledrin, pati nga ata që aluduan se duke qenë se Elgiti është bashkëpunëtor te të dyja këngët mund të jetë një fjali e shkruar nga ai tek të dyja. E për të tjerë, ishte thjesht një rastësi.

E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment. Në një postim ku Dafina kishte publikuar këngën duke pyetur se cila prej pjesëve të saj u pëlqen më shumë fansave, Ledri shkroi rreshtin:

“T’i kom dhon krejt”- ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë. Por, më vonë ai e fshiu komentin, i cili tani është shpërndarë kudo.

Komenti

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI