Flash

Përplasje me shkopinj bejsbolli në Kavajë, një i plagosur

Lapsi.al 23 August 2023
Përplasje me shkopinj bejsbolli në Kavajë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente në Kavajë. Një sherr me sende të forta ka ndodhur në këtë qytet ku të përfshirë kanë qenë disa persona. Sipas disa mediave, historia ka nisur në orët e mëngjesit në lagjen “2 Sallbeg”.

Të njëjtat burime shkruajnë se një person është dhunuar me shkop bejsbolli. Ai është identifikuar me inicialet Z.L.. Ai ka marrë plagë në dorë dhe këmbë dhe po merr trajtim në spital. BalkanWeb raporton se ai është dhunuar nga një grup prej 5 personash që drejtohej nga D.H.. Pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur.

Në mbrëmje të njëjtët persona raportohet se i kanë goditur edhe makinën e shtetasit Z.L.. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Ende nuk ka asnjë njoftim zy8rtar të policisë për ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI