Flash

Mbetën në det me një pedalon, shpëtohen 4 pushues në Ksamil

Lapsi.al 23 August 2023
Mbetën në det me një pedalon, shpëtohen 4 pushues në

Policia kufitare dhe Delta Forcë i kanë ardhur në ndihmë katër pushuesve, dy prej tyre të mitur, të cilët kishin mbetur në det me një pedalon.

Pushuesit nuk mund ta nxirrnin pedalonin në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta. Shtetasit e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. ”, njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI