Flash

Vazhdojnë përplasjet Tiranë-Athinë/ Efektet anësore të dosjes Himara

Lapsi.al 23 August 2023
Vazhdojnë përplasjet Tiranë-Athinë/ Efektet anësore

Asgjë nuk shkon më për mirë mes Tiranës dhe Athinës. Ndërkohë që qeveria greke po kërkon me ngulm një zgjidhje për çështjen Beleri, duket se pozita e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por që për shkak të burgosjes nuk e lënë të betohet, duke rrezikuar të humbasë postin, po vjen duke u rënduar.

Menjëherë pas mbledhjes së liderve të Ballkanit në Athinë, ku Rama nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis, si shkaktar për burgosjen e kryebashkiakut minoritar, Fredi Beleri është zhvendosur nga spitali i burgut, ku mbahej në paraburgim, drejt qelive të Durrësit, që janë krhyer në një lloj institucioni izolimi për vip-at.

Lexo me tej:

Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë” 

Pra ndoshta është një përkim i rastësishëm, por sapo mbaroi takimi i udhëheqësve rajonalë me shefat e BE, nga e cila Shqipëria u la jashtë, pozita e Belerit u përkeqësua. Duket se palët po lëvizin çdo gur për ti ngritur nervat njëra-tjetrës. 

Kryeministri Rama bëri të martën një postim të gjatë në anglisht për pëjashtimin e tij nga tryeza prej Mitsotakisit që vijonte ta quante “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”. Si rrallë ndonjëherë ai i kushtoi Greqisë dy postime brenda ditës duke i qarë dhe hallin për tragjedinë e zjarreve që ka pushtuar vendin fqinj.

Të dyja postimet e Ramës ishin të mbushura me zemra dhe me flamuj të dy vendeve sikur donte të tregonte se nga pala shqiptare nuk kishte asnjë hatërmbetje. Dhe për të vijuar në këtë linjë kryeministri porositi edhe dy skuadra zjarfiksesh shqiptare të kalonin kufirin dhe të ndihmonin kolegët e tyre që po luftojnë me zjarret në Greqi. 

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike 

Por, këtu ndodhi e papritura dhe e paimagjinueshmja. Duke mos dashur ti japë kryeministrit shqiptar privilegjin e një operacioni imazhi që e nxjerr atë në dritë të mirë, njësoj sikurse ndodhi me çuarjen e mjekëve në Itali gjatë kovidit, Greqia i ktheu zjarrfikësit shqiptarë mbrapsht, me justifimimin absurd se vendet janë plotësuar. Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se nuk ka nevojë për zjarrfikësit nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana që ishin nisur për të dhënë ndihmën e tyre, pasi Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sepse ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

Pra ky veprim simbolik, idiotesk në thelb jep mesazhin e qartë se se për sa kohë Tirana të vazhdojë ti zgjidhë të drejtat e minoritareve me shkelje flagrante të shtetit ligjor si në rastin e Himarës, Greqia nga "ëngjëll" do të bëhet "bishë". 

Andi Bushati:“Dhurata” greke, për një president klloun 

E gjithë e keqja e këtyre cicmiceve nuk është as se Rama e humbi për një natë statusin e liderit global duke mos u ulur në darkën e shtruar në Grand Bretanja, as se vendodhja e Belerit në paraburgim u degradua dhe as se zjarfikësit u kthyen mbrapsht. Gjithçka fillon dhe mbaron në mes të majit kur me urdhër politik një kandidati opozitar të minoritetit iu vunë prangat dy ditë para votimit. Dhe kjo gjë ka bërë që mes dy shteteve të hapet një dosje e lënë mënjëanë, ajo e Himarës. Që pas mesit të viteve 2000-jë, as gjatë kohës së qeverisjes Berisha as gjatë mandatit të parë të Ramës, në paketën diplomatike mes dy vendeve Himara nuk qe më një diskutim në tryezë. Fillimisht me rrëmbimin e pronave që i duheshin "investitorëve strategjikë" dhe më pas me ndërhyrjen brutale për të penguar me polici dhe gjykatë zgjedhjen e Belerit, pala shqiptare e ktheu Himarën në pikë të nxehtë diskutimi në tryezën mes dy fqinjëve. Ky është thelbi i këtij konfikti që ka si efekte kolaterale mungesën e ftesës për Ramën apo mos pranimin e zjarrfiksave.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI