Flash

Sekuestrohen 700 kg kokainë, arrestohet kroati, serbi dhe italiani i grupit 'Ndrangheta'

Lapsi.al 23 August 2023
Sekuestrohen 700 kg kokainë, arrestohet kroati, serbi dhe italiani i grupit

Europol dhe Guardia Civil spanjolle, së bashku me autoritetet ligjzbatuese nga Serbia, Italia dhe Kroacia, sekuestruan 700 kilogramë kokainë dhe arrestuan anëtarë të dyshuar të "kartelit ballkanik", duke përfshirë një italian, pjesëtar i mafies së famshme italiane 'Ndrangheta', e cila dikur ka bashkëpunuar dhe me Zheljko Raznatović Arkan.

Europol bëri të ditur se në mesin e të dyshuarve që u arrestuan pas një operacioni disa mujor, ishte një kroat dhe një serb, si dhe një italian. Organizata kriminale dyshohet se kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në BE përmes Ishujve Kanarie.

Ky hetim, tha ai, filloi në mars të vitit të kaluar dhe u fokusua në një anije me flamur polak me një bazë të përkohshme në Ishujt Kanarie, e cila dyshohej se përdorej për transportin e kokainës. Që atëherë, forcat e rendit kanë monitoruar aktivitetet e ekuipazhit.

Shtetasi italian i arrestuar dyshohet se ka lidhje me grupin e njohur të krimit të organizuar italian 'Ndrangeta' dhe shtetasit kroatë dhe serbë janë të lidhur me kartelin ballkanik, sipas Europol.

Autoritetet spanjolle zbuluan në korrik se anija e tyre po bënte një udhëtim të pazakontë në një pikë të izoluar më thellë në Oqeanin Atlantik. Anija u nis nga vendi më 2 gusht dhe tre ditë më vonë autoritetet spanjolle bastisën anijen dhe gjetën 700 kilogramë kokainë në bord.

Gjatë arrestimit, të dyshuarve iu gjetën telefonat që i përdornin për të koordinuar krimin.

Mafia italiane, konkretisht ‘Ndrangheta’, më parë ka qenë e lidhur me kartele kriminale nga Serbia, që nga koha kur në atë vend kanë jetuar Zheljko Ražnatović Arkan dhe Gjorgje Bozhović Giška e deri më sot.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI