Flash

Berisha: Opozita në këmbë, përpara kemi misionin më të rëndësishëm

Lapsi.al 24 August 2023
Berisha: Opozita në këmbë, përpara kemi misionin më

Sali Berisha përforcoi thirrjen e tij se opozita ka sot misionin më të rëndësishëm të saj, përmbysjen e sundimit mafioz të Edi Ramës.”Protestat e shpëtojnë Shqipërinë”, është thelbi i mesazhit të tij.

Duke veçuar një fragment nga fjala e mbajtur në Kryesinë e Partisë Demokratike dje, Berisha ka publikuar këtë video-mesazh drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë, në të cilin thuhet:

"Opozita në këmbë para".

"Opozita është në misionin më të rëndësishëm të saj që nga themelimi, mision me të cilin ajo duhet të përmbysë këtë shtet mafioz, këtë sundim të mafies, të kryesuar nga Edi Rama, i cili nuk asnjë lloj interesi tjetër qytetar, kombëtar, shoqëror, civil përveç pasurimit të tij të çmendur dhe klanit të tij.

Zbulimet e fundit të shërbimeve inteligjente franceze, belge, holandeze dhe britanike, dëshmojnë këtu se shoqëria shqiptare e tëra noton mbi krimin, drogën dhe se në Shqipëri, vendimmarrës absolut është krimi. Vendimmarrës që po rrënon më shumë se çdo luftë ka rrënuar një vend, më shumë se çdo luftë ka rrënuar një shoqëri."

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI