Flash

Çmenduri në Itali, shqiptari rreh me grushte gruan 82-vjeçare. Donte t’i vidhte çantën

Lapsi.al 24 August 2023
Çmenduri në Itali, shqiptari rreh me grushte gruan

Një grua e moshuar është sulmuar në hyrje të shtëpisë së saj nga një i panjohur që donte t’i merrte çantën

Policia italiane ka arrestuar grabitësin e dyshuar.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 40-vjeçar i akuzuar për tentativë grabitje të rëndë dhe plagosje. Viktima 82-vjeçare po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazar. Kur ndodhej te hyrja e shtëpisë, shqiptari i arrestuar e sulmoi. Ai me siguri e kishte ndjekur në rrugë dhe më pas u përpoq t’i hiqte çantën.

Por e moshuara shtrëngoi fort rripin e çantës dhe nuk e lejoi ta merrte edhe kur 40-vjeçari e goditi me shqelma dhe grushta.

Ajo ra nga shkallët dhe pësoi disa mavijosje. Shqiptari u largua, por humbi celularin në shkallë. Falë telefonit dhe kamerave të vëzhgimit në zonë, hetuesit identifikuan dhe arrestuan 40-vjeçarin.

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI