Flash

Mijëra qytetarë pa internet në telefona, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 24 August 2023
Mijëra qytetarë pa internet në telefona, zbulohet arsyeja

Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “One” janë zgjuar pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre.

Shumë prej shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, thirrjet telefonike, mesazhet apo edhe shërbimi i internetit nuk kanë qenë të disponueshëm për qytetarët.

Në rrjetet sociale, përfshi edhe faqen e kompanisë në Facebook qytetarët shprehen të indinjuar nga mungesa e njoftimit nga “One”.

Lapsi.al u interesua pranë dyqaneve "One" dhe numrit të shërbimit të klientit. Sipas kompanisë, po bëhen riparime teknike me qëllim përmirësimin e shërbimeve.

Kur janë disa orë nga ndërprerja e shërbimit, kompania ende nuk ka reaguar publikisht për problemet e shkaktuara, por as institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI