Flash

Thomas Markle mohon përfshirjen në një turne për Meghan

Lapsi.al 24 August 2023
Thomas Markle mohon përfshirjen në një turne për Meghan

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, po mohon përfshirjen në një turne mbretëror - organizuar nga miku i tij, fotografi Karl Larsen - që është ndërprerë për shqetësimet e privatësisë.

"Unë kurrë nuk i dhashë miratimin tim Karl Larsen për ndonjë turne askund," tha Markle për Mail Online Royals të martën. "Unë nuk jam i përfshirë në asnjë mënyrë." Ekskursioni u reklamua në faqen e internetit të firmës së udhëtimit Tripening si "Turneu i të famshëmve mbretërorë në Los Angeles dhe Montecito". Turistëve të mundshëm  iu premtua një turne  në zonën ku u rrit Meghan. Detajet rreth turneut – i cili kushton 1,200 dollarë u fshinë më vonë nga faqja e internetit pas reagimit të ashpër.

Në reklamën e fshirë të parë nga The Post, Larsen shkroi në përshkrim, "Unë jam fotografi i famshëm me famë botërore Karl Larsen, miku më i mirë i Thomas Markle (babai i Meghan) dhe djali me disa foto eskluzive  të Princit Harry dhe Meghan Markle së bashku në Montecito.” Pasagjerët supozohej të dërgoheshin në strehat e famshme të çiftit mbretëror në Montecito, duke përfshirë restorante të ndryshme dhe në Santa Barbara Polo dhe Racquet Club.

Jo vetëm që babai i Markle e ka mohuar përfshirjen, por edhe gjysmëvëllai i saj, Thomas Markle Jr. “Në asnjë rrethanë babai im apo unë nuk jemi pajtuar ose jemi të vetëdijshëm për përfshirjen në një ide kaq të turpshme qesharake për t'u përfshirë në një biznes autobusi turistik me Karl Larsen,” shkroi ai në një deklaratë të martën në Instagram. “Dhe për më tepër, është kundër ligjit të përdoret emri i dikujt për reklamim pa lejen e tij me shkrim dhe një marrëveshje paraprake biznesi.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Lizzo kundër padit ish kërcimtaret

Pasi Lizzo u padit nga disa nga ish-balerinët e saj për ngacmim të dyshuar se*sual, racor dhe fetar,  avokati i këngëtares pretendon se ajo ka në plan të kundër...

15:05

Zendaya flet për lidhjen me Tom Holland

Zendaya është ende duke u përballur me mbajtjen e jetës së saj private,  mes suksesit të saj në industrinë e argëtimit. Në një ekskluzivitet me Elle, aktorja...

14:52

Versace drejt një prespektive të re

Pas blerjes nga Tapestry, Versace ka fshirë të gjitha postimet në Instagram. Sipas thashethemeve, marka është gati për një fillim të ri. Kjo do të përfshinte...

11:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI