Flash

Video/ Ballkani hakmerret për Partizanin, përmbys BATE Borisov me poker dhe sheh grupet

Lapsi.al 24 August 2023
Video/ Ballkani hakmerret për Partizanin, përmbys BATE Borisov me
Një hap larg rikthimit në grupe. Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë në Conference League, pas 4-1 me përmbysje ndaj BATE Borisov. Ilir Daja hakmerret kështu për ish-skuadrën e tij Partizanin, të eliminuar në raundin e parë të Champions nga bjellorusët. Përplasja e dytë me një ekip shqiptar nuk ka qenë e lumtur për BATE, që pas avantazhit fillestar ka pësuar pokerin e kosovarëve në Prishtinë. E të mendosh që gjërat nuk u dukën mirë në fillim, kur Ballkani e pa veten në disavantazh pas pak minutash lojë. Bjellorusët kaluan përpara në minutën e 10' me Laptev, por kampionët e Kosovës rritën lojën dhe rikthyen ekuilibrin që në pjesën e parë. Jashanica në minutën e 31' barazoi shifrat, ndërsa pjesa e dytë ishte me sens unik. Lexo më tej: Video/ Struga ndalet nga trarët, Duro mundet në shtëpi dhe komplikon kualifikimin: rezultate befasuese në playoff Ballkani sulmoi dhe krijoi raste radhazi, duke gjetur dy herë rrjetën me Tolajn. Daja e kuptoi që mund të mbyllte historinë që në Prishtinë dhe kërkoi një sforco nga të tijtë. Thaçi në minutën e 89' fiksoi pokerin, duke afruar skuadrën e tij një hap larg kualifikimi. Në fushën asnjëanëse, në kthim, Daja e Ballkani duhet vetëm të menaxhojnë situatat e do të jenë për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League.

Europa Conference League Qualification

Osasuna 1-2 Club Brugge AZ Alkmaar 1-1 Brann Ballkani 4-1 BATE Borisov Hearts 1-2 PAOK FC

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI