Flash

Helmimi i polakëve në Vlorë, reagon AKU: Dyshime për ushqimin dhe të nxehtin

Lapsi.al 25 August 2023
Helmimi i polakëve në Vlorë, reagon AKU: Dyshime për

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Vlorë ka reaguar pas incidentit më të fundit të helmimit të 41 turistëve polakë. Ata ishin me pushime në Shkodër dhe kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë.

Situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU thotë se po kontrollon të gjitha subjektet ku ata kanë konsumuar ushqime sipas itinerarit të ndjekur prej turistëve.

“Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta. DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët” – thuhet në njoftimin e AKU-së.

“U bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit. U bëjmë thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit” – shkruan AKU. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI