Flash

Mou zbulon prapaskenën 'Lukaku' me një detaj: "Do të mbërrijë një sulmues pas Azmoun. Ma tha Pinto"

Lapsi.al 25 August 2023
Mou zbulon prapaskenën 'Lukaku' me një detaj: "Do

"Kur drejtori më tha për Azmoun, ai gjithashtu më tha se do të vinte edhe një sulmues tjetër. Unë jam duke pritur, jam i lumtur nëse vjen dikush tjetër me cilësi". Kështu ka zbuluar José Mourinho, në prag të ndeshjes së Romës ndaj Veronës. “E kam të vështirë të flas për Azmoun pasi ai nuk ka nënshkruar ende me ne. Nuk mund të flas për Lukaku, se është ende lojtar i Chelseat”, shtoi Mou.

Ditët e fundit në tratativë është futur direkt pronari i Romës, Dan Friedkin. Si një amerikan me një tjetër, ai ka folur personalisht me Todd Boehly, numrin një të Blues. Të dy po krijojnë një negociatë që parashikon huazimin e Lukaku me të drejtë blerjeje. I paguar 115 milionë në vitin 2021, më 30 qershor Lukaku peshonte në buxhetin e Chelsea 69 milionë euro, pas dy vitesh amortizimi.

Marrja e tij pas dymbëdhjetë muajsh do të thotë që të investohen rreth 46 milionë. Gjithnjë nëse Blues nuk duan të bëjnë një humbje kapitali. Përveç kësaj, është edhe pesha e pagës së lojtarit, e cila është rreth 12 milionë në sezon. E në rast se Lukaku përfundon në Romë, parashikohet edhe pjesëmarrjen e Chelsea në një pjesë të rrogës. Por Mou pret vetëm sulmuesin e premtuar, të tjerat janë çështje që duhet të shqetësojnë Romën e jo portugezin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI