Flash

Aksidenti i frikshëm te liqeni, gjykata lë në burg pronarin e "BMW" (VIDEO)

Lapsi.al 26 August 2023
Aksidenti i frikshëm te liqeni, gjykata lë në burg pronarin e

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMW X6 që përfundoi nga rruga në shëtitoren e Liqenit Artificial në Tiranë. Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Eldi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte Emiljano Nina, ende në kërkim. Ndërkohë avokatët kërkuan masë sigurie më të butë.

Allushi është justifikuar para hetuesve duke thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.

26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni Artificial, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit.

Aksidenti u shënua më 22 gusht 2023. Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga "Rruga e Kosovarëve" ka hyrë mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 metra skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI