Flash

Aksidenti në Sarandë, deputeti italian: Meloni t'i kërkojë drejtësi Ramës

Lapsi.al 26 August 2023
Aksidenti në Sarandë, deputeti italian: Meloni t'i

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që iu mori jetën dy turistëve italianë dy ditë më parë në Sarandë.

Ai i kërkon kryeministres Giorgia Meloni të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura duke theksuar se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga katër turistët në Berat ishte më e madhe sesa ajo për dy të rinjtë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano që humbën jetën në aksidentin tragjik.

"Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë e  cila drejtohej nga një minoren i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë Policia që po heton.

Bëjeni me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytë për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër italianët që u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti  Francesco  Borrelli.

Aksidenti u shënua te enjten e 24 gushtit, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hidrovori. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen.

Të këshilluara

Mbi 400 emigrantë shpëtohen në Mesdhe

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije. Operacionet e shpë...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI