Flash

Fiket zjarri në Shpirag

Lapsi.al 26 August 2023
Fiket zjarri në Shpirag

Është fikur përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag. Zjarri i madh që ra mbrëmjen së enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje.

Temperaturat e larta dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tij në kohë. Kjo për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve zjarrfikëse në këtë zonë malore, gjë që i detyroi zjarrfikësit të punonin me mjete rrethanore.

Dhjetëra forca zjarrfikëseje nga Berati, Kuçova e Fieri, qindra forca të ushtrisë dhe efektivë të Policisë së Shtetit punuan për dy ditë-netë me radhë në zonë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u fik edhe vatra e fundit e zjarrit, e vetmja që kishte ngelur nga ky zjarr i madh. Të gjitha forcat e përfshira në këtë aksion kanë punuar natën e ditën me mjete rrethanore për shkak të mungesës së rrugës, ndërkohë që për fikjen e zjarrit erdhën edhe helikopterë. Zjarri morri njeh shtrirë shumë të gjerë por ende nuk është përllogaritur sipërfaqja e plotë e shkrumbuar nga flakët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI