Flash

Helmimi i turistëve/ AKU bën eskpertizën në anijen në të cilën udhëtonin dhe vendos gjobën 6 milionë lekë

Lapsi.al 26 August 2023
Helmimi i turistëve/ AKU bën eskpertizën në anijen në

Mbrëmjen e djeshme u paraqitën në Spitalin e Vlorës 70 turistë. Shumica e turistëve ishin polakë dhe po udhëtonin me anijen “Black Pearl” në Sazan.

Dyshohet se ata u helmuan nga ushqimi në anije dhe më pas u paraqitën me probleme në sptal. Ka qenë menjëherë AKU që ka shkuar për kontrolle në anije ku ka gjetur edhe problematika në lidhje me ushqimin.

Konfirmuar nga AKU është vendosur gjobë 6 milionë lekë për anijen në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit “.

Gjithashtu deri në orën 03:00 të mëngjesit kanë qënë autoritetet duke bërë një ekspertizë tek anija në fjalë. Janë marrë mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë.

Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të sjellin helmim.

Të këshilluara

Moti/ Temperatura deri në 36 gradë

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të duk...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI