Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 18-vjeçari në Pogradec

Lapsi.al 26 August 2023
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, si dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Olger Dida dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Arrestimi i të riut u bë pas kontrolleve të ushtruara në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Gështenjas, Pogradec.

Olger Dida sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me makinë, duke mos ju bindur policisë, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Volkswagen", u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 18-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. P., do t'i transportonte emigrantët,  me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Mbi 400 emigrantë shpëtohen në Mesdhe

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije. Operacionet e shpë...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI