Flash

A do ketë zgjedhje të reja në Himarë? Rama: Pas gjyqit të Belerit!

Lapsi.al 27 August 2023
A do ketë zgjedhje të reja në Himarë? Rama: Pas gjyqit

Himara do të mbetet pa kryetar bashkie deri sa të mbarojë gjyqi i Belerit. Në intervistën për mediat greke, kryeministri Edi Rama tha se zyra e tij ligjore po e vlerëson këtë rast, nëse zgjedhjet duhet të zhvillohen pas skadimit të afatit për betimin e Belerit, apo duhet pritur deri në përfundim të gjyqit për të.

Në të dyja rastet, Rama pranoi se Beleri nuk do të marrë leje për t'u betuar dhe se ai nuk do të jetë kryetar i bashkisë së Himarës.

"Nuk është qeveria që i thërret zgjedhjet, por presidenti. Por mënyra se si shkon procesi është se nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet në betim brenda 90 ditëve është kompetencë e qeverisë ta shkarkojë dhe të caktojë një kujdestar deri sa të zhvillohen zgjedhjet e reja. Nuk e di cili do jete argumenti, por në këtë rast është kaq specifik. Nuk ka precedent, nuk i ka shkuar në mendje për këtë situatë, ndaj instikti im është që duhet të presim procesin gjyqësor, deri sa të provohet i fajshëm apo i pafajshëm, por nuk është mendimi ligjor, por ajo që duhet të bëjmë bazuar në faktin që nuk kemi precedent dhe kjo është e hapur për interpretime. Duhet të pyes por mund të shkojmë në të dyja drejtimet" tha Rama.

Të këshilluara

Kapet shitësi i kanabisit në Dibër

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë evidentua...

13:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI