Flash

Dalton Gomez shfaqet në publik pas ndarjes nga Ariana Grande

Lapsi.al 27 August 2023
Dalton Gomez shfaqet në publik pas ndarjes nga Ariana Grande

Bashkëshorti i Ariana Grande, Dalton Gomez, nuk dukej se ishte në humor të mirë gjatë natës së tij me miqtë.

Në foton e marrë nga TMZ, ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme u pa teksa luante një lojë  në Barney's Beanery në West Hollywood, Kaliforni, të premten mbrëma. Sipas gazetës, ai  dukej "tepër i trishtuar" gjatë gjithë kohës në lokal dhe kryesisht qëndronte i veçuar nga të tjerët. Kjo është hera e parë që agjenti i pasurive të paluajtshme është parë në publik që kur u publikua lajmi muajin e kaluar se ai dhe Ariana Grande po ndaheshin.

"Ajo ishte e lumtur në Los Angeles për disa vjet. Ajo donte të bënte një jetë atje me Dalton,” u shpreh një burim. “Ai është super i fokusuar në karrierën e tij dhe ka nevojë të jetojë në Los Anxhelos. Është padyshim një problem për ta. Karriera e Dalton është kërkuese dhe ai nuk mund të largohet shpesh nga Los Angeles. Kështu që kur [Grande] filloi xhirimet e Wicked në Angli, ata ishin në një martesë në distancë.” Megjithëse lidhja përfundimisht “nuk funksionoi”, burimi i brendshëm tha “Ari nuk ka asgjë tjetër veç fjalëve të mira për të thënë për Dalton. Gjatë martesës së tyre, ai ishte fansi i saj nr. 1”./Lapsi.al

Të këshilluara

Tyga reagon ndaj kërkesës së Blac Chyna

Tyga ka sulmuar  ish partneren Blac Chyna për përpjekjen për të vendosur atësinë dhe për të marrë mbështetjen e fëmijëve për djalin e tyre, King Kajro. “10 v...

10:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI