Flash

Flakët pranë inceneratorit të Elbasanit, zjarrfikësit marrin situatën nën kontroll

Lapsi.al 27 August 2023
Flakët pranë inceneratorit të Elbasanit, zjarrfikësit marrin

Ekipet e shërbimit zjarrfikës të Elbasanit, Tiranës, Fierit, Durrësit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit e Belshit si edhe forcat e ushtrisë pas rreth 12 orësh kanë arritur të vinin nën kontroll zjarrin që përfshiu gjatë së shtunës fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit.

Raportohet se në këtë aksion morën pjesë 70 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 15 mjete zjarrfikëse. Aktualisht në fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit po qëndrojnë ekipet zjarrfikëse të Elbasanit.

Shërbimi zjarrfikës do të qëndrojë aty për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit. Sakaq, ende nuk ka një arsyetim zyrtar lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit në fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit.

Të këshilluara

Kapet shitësi i kanabisit në Dibër

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë evidentua...

13:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI