Flash

Mbyllen primaret e Kukësit/ Zbulohet kandidati i PD për bashkinë

Lapsi.al 27 August 2023
Mbyllen primaret e Kukësit/ Zbulohet kandidati i PD për bashkinë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha zhvilloi këtë të diel procesin e primareve në Kukës për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki që mbahen në 24 shtator.

Kandidatë në Primare ishin: Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit, fitues u shpall Emri Vata.

Ai është një ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit. Vata do të garojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson PS-në. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="1200"]Sjellja e policisë arrogante dhe e papranueshme'/ Emri Vata: Vrasja e të riut nxjerr zbuluar procedurat e përzgjedhjes së efektivëve - Aktualitet Emri Vata[/caption]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI