Flash

Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: "Në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv"

Lapsi.al 27 August 2023
Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: "Në sulm jemi

"Ne jemi shumë të lumtur, kam qenë me fat që kam mora dy penallti, por nuk është kurrë e lehtë t'i shënosh. Djemtë bënë një punë të shkëlqyer në zonë dhe ne mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Ne ishim efikasë." Kështu ka komentuar një Olivier Giroud i kënaqur në mikrofonat e Sky Sport, pas fitores 4-1 të Milan ndaj Torinos në kampionat. "Ambicia është të luftojmë deri në fund për titullin, si dy vjet më parë. Nuk duam të fshihemi. Jemi 5-6 skuadra që mund ta fitojmë - shtoi sulmuesi francez - por jemi vetëm në fillim".

"Krahasuar me vitet e mia të mëparshme te Milan, tani ka edhe më shumë cilësi dhe sasi. Mund të luajmë më mirë në të dy kompeticionet. Kemi lojtarë të gatshëm. Janë dy ose tre lojtarë për çdo pozicion - shpjegon eksperti Giroud - ka një konkurrencë të fortë".

Lexo më tej: Broja varet nga Lukaku, Milan në dyshim për fizikun e shkodranit: sondazh i ri me Chelsea

Sidoqoftë, Olivier Giroud mund të mos jetë kaq i qetë, sepse Milan vazhdon të interesohet për Armando Brojën. E pikërisht në lidhje me ardhjen e mundshme të një tjetër qendërsulmuesi, francezi thotë: "Ndoshta në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv. Ne jemi një grup i madh. Pastaj nëse Leao qëndron në këtë nivel gjatë gjithë sezonit, mund të fluturojë shumë lart. Por nuk i them shumë përndryshe ai relaksohet”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI