Flash

Bëhuni gati/ Natën e 30 gushtit vjen “Super-Hëna blu”

Lapsi.al 28 August 2023
Bëhuni gati/ Natën e 30 gushtit vjen “Super-Hëna blu”

Ktheni sytë nga qielli në natën mes 30 dhe 31 gushtit. Mos e humbisni spektaklin e “super-hënës blu”. Do të jetë hëna e plotë më e madhe e vitit dhe e dyta brenda të njëjtit muaj. Një ngjarje e tillë në traditën anglo-saksone quhet “Hëna Blu”.

Për ta bërë gjithçka më të veçantë, është edhe fakti që dy hënat e plota të gushtit janë të dyja “Superhëna”, sepse ndodhin në distancën më minimale nga Toka. Kjo përfaqëson një fenomen mjaft të rrallë duke pasur parasysh që e fundit ka ndodhur në janar të 2018 ndërsa tjetri do të jetë në janar 2037. Astrofizikani italian Gianluca Masi do të filmojë me aparaturat e tij Superhënën blu në horizontin e Romës dhe dfo ta transmetojë atë LIVE. 

“Në orën 3:37 më 31 gusht hëna do të jetë e plotë për rreth 9 orë dhe do të jetë në distancën minimale nga Toka. Sateliti ynë do të shfaqet rreth 7% më i madh dhe pak më i shndritshëm se normalja”, - thotë Masi. Është e rëndësishme sipas tij të theksohet se "nga katër Superhënat e dukshme këtë vit, ajo e 31 gushtit do të jetë më e afërta, pra paksa më e madhja". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Pogradec, dëmtohen varrezat

Në Udënisht të Pogradecit ditën e sotme zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit. Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe falë ...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI