Flash

Cinizmi i Brnabiç në forumin me Kurtin: S’ka dy vende, Kosova nuk njihet

Lapsi.al 28 August 2023
Cinizmi i Brnabiç në forumin me Kurtin: S’ka dy vende, Kosova

Përplasje janë shënuar gjatë zhvillimit të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo e fundit, teksa diskutohej mbi dy vendet, ndërhyri duke thënë se nuk ka dy vende, pasi Kosova nuk njihet.

“Së pari, më duhet të them se kemi të bëjmë me një shtet, nuk ka dy shtete për mua. Republika e Kosovës nuk është njohur ende, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të jetë pjesë e BE përsa nuk njihet ende nga pesë vende evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve, por edhe në interes të të gjithë rajonit. E vetmja gjë që Prishtina duhet të bëjë më së pari është respektimi dhe integrimi i komunitetit serb atje", tha Brnabiç.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit, i cili ka thënë se vendi i tij ka sanksionuar Rusinë, ndërsa Serbia as që e mendon këtë gjë. Ai shtoi më tej duke thënë se, deklaratat e Brnabiç nuk janë aspak në frymën e Charles Michel.

“Të mbështesësh Kosovën për Bashkimin Evropian ne e kemi 94 për qind, ndërsa Serbia 35 për qind. Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk e mendon këtë gjë.

Serbia nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, u shpreh Kurti.

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër në Aigo. Tërmeti ka ndodhur vetëm disa kilometra në veri-ver...

14:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI