Flash

Çmenduri në Angli, hidhet një tullë nga mbikalimi mbi autobusin e Aston Villa

Lapsi.al 28 August 2023
Çmenduri në Angli, hidhet një tullë nga mbikalimi mbi

E pabesueshme ajo që i ndodhi ekipit të Aston Villa, gjatë kthimit nga transferta fitimtare në fushën e Burnley (1-3 rezultati). Autobusi me të cilin po udhëtonte ekipi nga Birmingham u godit nga një tullë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë lojtar apo personel të lënduar, por policia po heton.

NJË TULLË NË AUTOBUSIN E ASTON VILLA

Villians, pasi mundi Burnley në shtëpi, po kthehej në Birmingham me autobus, kur një objekt goditi xhamin e përparmë të automjetit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një ure për këmbësorë në autostradën M65. Policia e Lancashire raportoi më vonë se një tullë ishte hedhur nga ai mbikalim. Shoferi që drejtonte autobusin arriti të mbante kontrollin e mjetit. Fatmirësisht, asnjë anëtar i klubit nuk u plagos.

Lexo më tej: Zgjodhën Haaland si kapiten në fantazi-futboll para se të luanin kundër tij: polemika mbi 3 lojtarë të Burnley

KOMUNIKATA E BURNLEY

Burnley më pas lëshoi një deklaratë zyrtare në të cilën dënoi episodin: "Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje - thuhet në deklaratë -. E do të mbështesim policinë e Lancashire në përpjekjet e saj për të gjetur personin përgjegjës". Policia padyshim ka hapur një hetim. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë, ndërsa janë duke u shfrytëzuar edhe kamerat e sigurisë së zonës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI