Flash

E pabesueshme, e ëma e Rubiales, mbyllet në kishë e njofton "grevë urie"

Lapsi.al 28 August 2023
E pabesueshme, e ëma e Rubiales, mbyllet në kishë e njofton

Çështja Rubiales nuk ka tendencë të zbehet në Spanjë dhe në lojë futet edhe e ëma e presidentit 46-vjeçar të RFEF. Angeles Béjar, nëna e Luis Rubiales, në fakt ka vendosur të mbyllet në kishën Divina Pastora në Motril, duke kërcënuar me një grevë urie. Shkak, sipas gruas, është "gjuetia çnjerëzore dhe e përgjakshme" që pësoi djali i saj. Me të ishte edhe e motra, me gruan që sipas Marca ka përfituar nga një moment shpërqendrimi i famullitarit pas meshës për t'u mbyllur në kishë.

Sipas mediave spanjolle, Béjar ka kërcënuar se do të qëndrojë e mbyllur në kishë “për një kohë të pacaktuar, ditë e natë” deri në vendosjen e drejtësisë për djalin e tij. E gruaja, duke iu drejtuar Jenni Hermoso, i ka kërkuar "të tregojë të vërtetën".

Lexo më tej: FIFA pezullon Rubiales për puthjen e futbollistes, efekt domino në Spanjë: RFEF i sulet kapitenes Hermoso

Ndërkohë, krahu i djathtë i Luis Rubiales, Andreu Camps, sekretar i përgjithshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), denoncoi të premten në UEFA qeverinë spanjolle për veprimet e ndërmarra pas skandalit të puthjes së futbollistes Jennifer Hermoso. Lajmin e bën të ditur El Pais. Denoncimi, raporton gazeta spanjolle, ka ardhur pasi Këshilli Superior i Sportit njoftoi se do të apelonte në Gjykatën Administrative të Sportit (TAD) për shkelje shumë të rënda nga Rubiales. E kjo përpara se FIFA të pezullonte përkohësisht presidentin e Federatës së Futbollit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI