Flash

Kapriçot e motit/ Shi e ulje temperaturash gjatë javës, fundjava ndryshon

Lapsi.al 28 August 2023
Kapriçot e motit/ Shi e ulje temperaturash gjatë javës,

Sinoptikania Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se nesër rritje të ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu.

Sipas saj, gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa shtoi se temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

“Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit. Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C. Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure. Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë. Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius. Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër në Aigo. Tërmeti ka ndodhur vetëm disa kilometra në veri-ver...

14:01

Vijon drama mes Ledrit dhe Dafinës

Vazhdon telenovela “Dafina-Ledri-Sara”. Së fundmi ka qenë reperi ai që ka bërë një veprim në lidhje me Dafinën që ka shkaktuar reagime të shumta. Në koncerti...

10:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI