Flash

Mbante armë, drøgë e municion luftarak, vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 28 August 2023
Mbante armë, drøgë e municion luftarak, vihet në pranga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Brryli”, është bërë e mundur ndalimi i 40-vjeçarit të cilit në makinë dhe në banesë i janë gjetur droga të forta, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Ndalimi i tij është bërë në bulevardin “Bajram Curri”, pas shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin, në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI