Flash

Moti i keq në Itali, autoritetet ngrejnë alarmin në disa qytete

Lapsi.al 28 August 2023
Moti i keq në Itali, autoritetet ngrejnë alarmin në disa qytete

Italia vijon të jetë e përfshirë nga moti i keq. Meteorologët kanë parashikuar për sot alarmin e kuq për Lombardinë dhe portokalli në gjashtë rajone të tjera.

Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fortë goditi Ligurinë. Në Xhenova, 80 milimetra ujë ranë në gjashtëdhjetë minuta ndërsa përmbytje pati në të gjithë qytetin: nga stacioni Principe në zonat qendrore si dhe nënkalime të mbyllura.

Për shkak të rrufeve edhe sistemet hekurudhore në Novi Ligure patën probleme, ndërprerje të linjës Torino-Genova dhe disa trena u detyruar të ndalonin.

Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Provinca e Bolzanos, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo perëndimore, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d' Aosta.

Në Francë, hekurudha ndërkombëtare u ndërpre për shkak të rrëshqitjes së dheut në Saint-Andrè en Savoie, jo shumë larg tunelit Frejus, në luginën Maurienne. Gurët dhe mbetjet e shkëputura nga një kreshtë mali, shkaktoi edhe ndërprerjen e pjesshme të autostradës në jug. Janë anuluar edhe trenat me shpejtësi të lartë Milano-Modane-Paris

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI