Flash

Rama tregon barcaletën me Putin dhe Prigozhin në Forumin Strategjik në Slloveni

Lapsi.al 28 August 2023
Rama tregon barcaletën me Putin dhe Prigozhin në Forumin Strategjik

Ndërsa të gjithë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni diskutonin për luftën në Ukrainë, mundësinë që ky vend të futet në Bashkimin Europian apo qëndrimet ndaj Rusisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka futur një barcaletë që ka bërë të qeshë audiencën, por ka lënë pa fjalë panelin e kryeministrave që ishin të ftuar në takim. Barcaleta ka të bëjë me avionin e rrëzuar të Jevgeni Prigozhin dhe lë të kuptohet se ishte Putin që dha urdhërin për vrasjen e tij.

“Nuk e di nëse e keni dëgjuar që Rusia ka hyrë në negociata për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga një anë në tjetrën. Dhe kryeministri i kishte thënë Putinit “Z.President kemi një problem, dërgova familjen me pushime dhe i mora në telefon t’u them “Natën e mirë” por atje ishte mëngjes dhe ato ishin në plazh. Mora Olaf Sholc për ta uruar për ditëlindje, ai më tha që ishte të nesërmen. Mora Xi Xhing Pin ta uroj për vitin e ri, ai më tha që ishte viti i vjetër.

Dhe Putin i thote: E di se më ndodh edhe mua. Mora në telefon familjen e Prigozhin t’i shprehja ngushëllimet për rrëzimin e avionit, por më thanë që avioni nuk ishte nisur ende”.

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër në Aigo. Tërmeti ka ndodhur vetëm disa kilometra në veri-ver...

14:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI