Flash

Video/ Cardoso ngrihet, motori i Da Rocha e përplas: të dy pilotët humbin jetën në aksidentin tragjik në Brazil

Lapsi.al 28 August 2023
Video/ Cardoso ngrihet, motori i Da Rocha e përplas: të dy
Tragjedi në Brazil gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në cirkuitin Zilmar Beux në Cascavel, një qytet në shtetin e Parana. Dy pilotë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur, pothuajse në fund të xhiros së parë. Në daljen nga një kthesë, motori i 42-vjeçarit André Verissimo Cardoso rrëshqiti dhe përfundoi në tokë. Piloti u ngrit por u godit me forcë nga një tjetër motor, që mbërriti në atë moment. 38-vjeçari Erico Verissimo da Rocha, nuk arriti të frenonte dot, me Cardoso që kishte mbetur në mesin e pistës. Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Moto3: humb jetën 19 vjeçari që e shtypën kolegët në pistë Të dy pilotëve iu dha menjëherë ndihma mjekësore, por gjendja e tyre u shfaq shumë e rëndë. Cardoso e Da Rocha humbën jetën menjëherë pasi u shtruan në spital. Pas aksidentit gara u ndërpre, më pas organizatorët vendosën ta anulojnë në shenjë zie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI