Flash

VIDEO/ Hapet “kapsula e kohës” e groposur 200 vjet më parë

Lapsi.al 28 August 2023
VIDEO/ Hapet “kapsula e kohës” e groposur 200 vjet më

Stafi dhe studentët e “West Point”, akademia e famshme ushtarake amerikane, u mblodhën të hënën për atë që supozohej të ishte një moment historik: hapja e një kapsule misterioze të viteve 1820, e zbuluar pak muaj më parë në bazamentin e një monumenti të kampit. "Kapsula" ishte gjetur gjatë heqjes së një statuje bronzi të heroit të luftës Thaddeus Kosciuszko. Nën faqen e mermertë të monumentit u zbulua kutia që mesa duket ishte vendosur aty gjatë përfundimit të statutit në 1829.

Aktiviteti u transmetua drejtpërdrejt. Historiania e akademisë Jennifer Voigtschild ftoi audiencën të "zbulonte fjalë për fjalë një pjesë të historisë së West Point". Kadetët ishin filmuar më parë për të dhënë parashikimet e tyre për atë që ishte brenda kutisë prej plumbi gati 200-vjeçare. Sugjerimet ishin: një flamur amerikan, çizme ose ndoshta një unazë klase. Përpara një auditori të mbushur plot me kadetë qëndronte kutia gri me përmasa 30 cm - 30 cm - 33 cm. Dy punonjës të shkollës qëndronin pranë me doreza gome ngjyrë vjollce dhe maska të bardha, të përgatitur për të zbuluar përmbajtjen e saj.

“Ne po hamendësojmë se është një artefakt ose ajo që po e quajmë sot “një kapsulë kohore” është vendosur aty kur monumenti përfundoi në 1829" - tha zonja Voigtschild.

Auditori ra në qetësi kur kutia u hap. Kapaku u hoq me kujdes me një mjet metalik. Kamera e transmetimit të drejtpërdrejtë u afrua, duke fiksuar përpjekjet e mundimshme. Pasi kutia u hap, një punonjës mori një elektrik dore të vogël, duke skanuar përmbajtjen e kutisë. Brenda saj nuk kishte asgjë. Në fund ndodhej vetëm pak baltë e cila do të analizohet nëse ka ndonjë përmbajtje të veçantë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Pogradec, dëmtohen varrezat

Në Udënisht të Pogradecit ditën e sotme zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit. Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe falë ...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI