Flash

Video/ Lucas Hernandez ofendon Barcelonën: plasin polemikat me mbrojtësin e PSG

Lapsi.al 28 August 2023
Video/ Lucas Hernandez ofendon Barcelonën: plasin polemikat me
E bujshme ajo që ndodhi në stërvitje, në shtëpinë e PSG-së. Në fakt, gjatë seancës së fundit, Lucas Hernandez u bë protagonist i një ofendimi të rëndë ndaj Barcelonës. Nga pamjet e transmetuara nga PsgTv, kanali zyrtar i klubit, dëgjohet shprehja: “Si mund të të mësojë të këndosh një ekip mu*i si Barcelona?”. Një frazë që krijoi menjëherë polemika, si në Francë ashtu edhe në Katalonjë. Për të gjurmuar personin përgjegjës, teknikët e ekspertët kanë ekzaminuar me imtësi audion. E në këtë drejtim fajtori duket se është pikërisht Lucas Hernandez. Në fakt, ish-lojtari i Bayern ka ndërhyrë në pyetjen "Ti vjen nga Barcelona, pse nuk këndon?". Këtë pyetje Mbappé ia kishte bërë Dembélé, nënshkrimit të ri të parisienëve. Lexo më tej: Dembélé fut në sherr PSG e Barça: sheikët gati të paguajnë klauzolën, që nesër dyfishohet Nuk është e qartë se përse ka ndërhyrë Lucas Hernandez në këtë situatë, apo përse francezi ka këtë konsideratë për klubin spanjoll. Sidoqoftë, mbetet të kuptohet nëse PSG ka ndërmend të marrë masa për incidentin. Ajo që mbetet është të presim për zhvillime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI