Flash

23 mijë ukrainas dhe 8000 rusë vizituan Shqipërinë këtë vit

Lapsi.al 29 August 2023
23 mijë ukrainas dhe 8000 rusë vizituan Shqipërinë

Lufta bëhet në Ukrainë, ndërsa pushimet në Shqipëri. Dëshmi e këtyre ngjarjeve, janë numrat që jep Ministria e Turizmit me fluksin e tursitëve rusë dhe ukrainas që kanë ardhur në 6 muajt e parë të vitit.

Konkretisht, Shqipëria është prenotuar dhe vizituar deri në 30 qershor nga 23 640 ukrainas dhe 8150 rusë.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, numri i ukrainasve, është rritur me 103%, ndërsa numri i turistëve me origjinë nga Rusia ka pësuar një ulje të lehtë.

Të dhënat për Shqipërinë, sugjerojnë se lufta e armatosur në territorin ukrainas nuk i ka penguar banorët e dy shteteve të udhëtojnë për qëllimet turistike, nëse marrin në konsideratë edhe qarkullimin në shtetet e tjerë.

Rrugët e hapura në perëndim të ukrainës dhe politika liberale e perëndimit me turistët rusë, duket se kanë rezultuar efikase në flukset dalëse turistike, ndërsa e kundërta ka ndodhur në dy shtetet lindore, ku vizitorët janë reduktuar ndjeshëm.

Të këshilluara

Shiu largon pushuesit nga Vlora

Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi. Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushu...

16:40

DiCaprio jo më në jetën e Gigi Hadid

Gigi Hadid u pa duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett. Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u p...

11:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI