Flash

Dalin detaje të reja nga gjendja e Fatos Nanos në spital

Lapsi.al 29 August 2023
Dalin detaje të reja nga gjendja e Fatos Nanos në spital

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spitalin privat “Hygeia” në Tiranë. Mediat raportojnë se Nano mbi një javë që është paraqitur në spital.

Për shkak të gjendjes së tij ai është shtruar në reanimacion ku ka qenë i intubuar. Të njëjtat burime konfirmojnë se gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është përmirësuar dhe se tanimë është stabilizuar.

Siç dihet, ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej pas shtrimit në spital.

Fatos Nano është larguar nga politika aktive që prej humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005 kur dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Partisë Socialiste. Pavarësisht disa përpjekjeve për t’u zgjedhur President i vendit, nuk ka mundur dot të marrë mbështetje as nga PS-ja që tashmë drejtohet nga Edi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

Shiu largon pushuesit nga Vlora

Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi. Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushu...

16:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI