Flash

Dezinformimi i Ramës me sulmet personale ndaj Fredi Belerit

Lapsi.al 29 August 2023
Dezinformimi i Ramës me sulmet personale ndaj Fredi Belerit

Gjatë intervistës për Ekathimerini, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha për gazetarin grek Pavlos Papadopoulos se shkak për sulmin që i bëri publikisht Fredi Belerit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale ishin deklaratat e kandidatit për helenizimin e Himarës.

“Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si ‘do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës’”.

Ky pretendim i Ramës nuk përputhet me faktet. Kryeministri i referohet një interviste të Belerit për median greke Protothema para zgjedhjeve të 14 majit.

Por intervista e Belerit është publikuar më 7 maj.

Ndërsa sulmet e Edi Ramës nisën më datë 6 maj në një miting në Himarë.

Për më tepër, Beleri pretendon se intervista e tij në gjuhën greke u përkthye gabim në shqip. Ai tha se nuk foli për “helenizim”, por për “helenizmën” që është një referim për ata grekët që jetojnë kudo brenda dhe jashtë kufirit grek.

Arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash në Himarë dy ditë para zgjedhjeve ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I vënë në shënjestër të politikës dhe mediave greke, Rama i kërkoi intervistë gazetarit të Ekathimerinit për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI