Flash

Katy Perry në betejë ligjore për emrin e saj

Lapsi.al 29 August 2023
Katy Perry në betejë ligjore për emrin e saj

Katy Perry ka nisur një sulm tjetër në betejën e saj të vazhdueshme me stilisten e Down Under, Katie Perry, pasi këngëtarja e "I Kissed a Girl" u gjykua dhe u shpall fajtore në fillim të këtij viti për shkelje të markës australiane.

Këngëtarja e “TGIF” tani ka bërë ankim, pasi humbi nga sipërmarrësja e veshjeve në prill. Sipas Perry, e cila tani mban emrin  Taylor, të dyja fillimisht u ngatërruan në vitin 2009. Pikërisht atëherë këngëtarja dhe përfaqësuesit e saj lëshuan një letër ndalimi dhe u përpoqën të merrnin nën kontroll markën me bazë në Australi, e cila kishte funksion që nga viti 2007.

"Ata deklaruan se duhet të ndaloja menjëherë tregtimin me këtë emër," shkroi Taylor në një postim në blog. “Tërhoqa të gjitha rrobat e mia dhe më thanë të firmos një dokument të hartuar prej tyre për të thënë që tani e tutje nuk do të tregtoj më kurrë me këtë emër.

Taylor shtoi se kur ajo refuzoi të pajtohej, ata thjesht "zgjodhën të shpërfillnin" ekzistencën dhe të drejtat e saj të markës tregtare australiane, duke mbushur dyqanet e zinxhirit në të gjithë vendin me mallrat e Perry". Sipas stilistes, disa nga fansat e këngëtares "Waking Up in Vegas" e kanë kërcënuar dhe ngacmuar atë dhe familjen e saj gjatë proceseve gjyqësore.

Pas disa muajsh diskutimi, Gjykata Federale Australiane mbajti anën e Taylor, e cila e quajti atë "një fitore për biznesin e vogël". Sidoqoftë, fitorja e saj ishte jetëshkurtër. Ekipi ligjor i Perry-t paraqiti apelimin e tyre vetëm disa muaj më vonë, në fillim të kësaj vere.

Sipas Taylor, ajo ishte duke i vënë fëmijët e saj në shtrat kur erdhi emaili fatal. "Ky është një rast për të cilin mendova se kishte një fund në horizont," u ankua ajo. "E megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të vazhdojë ta zvarritë atë." "Marka ime është e ardhmja ime, ëndrra ime, jetesa ime," vazhdoi stilistja. "Dhe tani ka një shans që marka ime të hiqet."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Anullohet seriali i The Weeknd

“The Idol”, seriali i mbushur me polemika nga Sam Levinson dhe Abel “The Weeknd” Tesfaye, është anuluar pas një sezoni. “The Idol” ishte një nga programet or...

09:45

Arrestohet aktori i "Hannah Montana"

Ish aktori i Disney Channel, Mitchel Musso është arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia në Rockwell, Teksas. Musso, i njohur më së shumti për rolin e Ol...

17:29

Julia Roberts, e lodhur nga aktrimi

Julia Roberts thuhet se po mendon të mbyllë dramatikisht karrierën e saj të aktrimit, në favor të një jete të qetë larg vëmendjes. Duke qenë një nga gratë më...

17:05

Rikthehet grupi "Agua", së shpejti në turne

Grupi danez "Aqua" ka shpallur turneun e tij Botëror Barbie - një turne me 20 koncerte në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë, të cilin një deklaratë për...

15:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI